Memli Krasniqi rritë standardin krijon biznes e veturë të re

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi është bërë me shtëpi të re.

Përveç shtëpisë, Krasniqi ka hapur edhe një biznes të ri “Hit Crossfit”, ku posedon 35% të aksioneve.

Biznesi i deputetit Krasniqi aktivitet primar e ka palestrën sportive për fitnes.

Ai është bashkëpronar me Adonis Morinën, që mbanë 65% të aksioneve.

Shtëpia që e ka deklaruar këtë vit Krasniqi, e që në deklarimin e vitit të kaluar nuk e kishte, është vlerësuar nga ai me vlerë prej  150 mijë euro.  Kjo shtëpi është në pronësi të përbashkët.

Krasniqi ka deklaruar edhe një apartament 105 metra katror që është vlerësuar 100 mijë euro.

Deputeti Krasniqi posedon edhe një bibliotekë personale me libra që thotë se i ka blerë në vazhdimësi. Kjo bibliotekë, sipas Krasniqit ka vlerë 11 mijë e 500 euro. Ndërsa 4 mijë e 500 euro ka deklaruar se posedon piktura dhe vepra të tjera të artit.

Krasniqi përveç që këtë vit ka hapur biznes, e ka blerë shtëpi ai ka marrë edhe një veturë “VW Tiguan” me vlerë 28 mijë e 500 euro. Kjo veturë është në pronësi të bashkëshortes së tij.

Krasniqi ka deklaruar se posedon edhe 6 mijë e 900 euro para të gatshme, ndërsa bashkëshortja e tij 600 euro.

Për blerjen e shtëpisë, Krasniqi është hyrë edhe në kredi 65 mijë euro të cilët i ka paraparë t’i kthej deri më 2025.

Në kredi është edhe bashkëshortja e tij për shkak të blerjes së veturës. 23 mijë e 265 euro është vlera e kredisë që duhet ta kthejnë deri më 2023.

Krasniqi ka deklaruar se merr pagë vjetore me vlerë prej 24 mijë e 648 euro si dhe mëditje nga Kuvendit i Kosovës dhe Komiteti Olimpik i Kosovës me vlerë totale 3 mijë e 922 euro.

Ndërsa bashkëshortja e saj ka deklaruar se merr pagë vjetore nga Instituti Albanologjik 8 mijë e 548 euro si dhe 400 euro honorar nga një revistë në Prishtinë.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së deputetit Memli Krasniqi.