Asamblistja e PDK-së në Pejë, Fjolla Dembogaj Foto: Facebook

Veturat dhe vilat e familjes së asamblistes së PDK-së

Asamblistja e PDK-së në Komunën e Pejës, Fjolla Dembogaj në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK), ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët tri vetura.

Familja e Dembogajt është pasuruar edhe nga vilat me qira, të cilat i kanë në fshatin Bogë të Rugovës, e që kapin shifrën e të hyrave deri në 20 mijë euro në vit.

Këto të dhëna, ajo i ka deklaruar në emër të prindit të saj.

Gjithashtu, asamblistja ka deklaruar se ka pronësi të përbashkët një tokë një hektarëshe, e cila ka vlerën e 20 mijë eurove dhe një shtëpi, e cila ka hapësirë prej 90 metrash katrorë, e që sipas saj, kap shumën prej 75 mijë eurove.

Si pasuri të luajtshme, Dembogaj ka deklaruar në AKK se ka në pronësi të përbashkët tri vetura.

Bëhet fjalë për veturën e tipit Golf 7, e cila sipas saj ka vlerën prej 18 mijë eurosh, një veturë të tipit Mercedes me shumën prej 7 mijë eurove, si dhe një veturë tjetër e cila kap shumën prej 3 mijë euro.

Asamblistja e PDK-së në Pejë, tutje ka deklaruar se nga Kuvendi Komunal merr 200 euro, ndërkohë që nga rroga e saj në kompaninë Neptun, fiton 450 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së asamblistit Fjolla Dembogaj.