Shkelzen Ahmetxhekaj, asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK)

Pasuria e asamblistit të AAK-së në Pejë

Shkelzen Ahmetxhekaj është asamblist i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), në Kuvendin Komunal të Pejës.

Shtëpinë prej 150 metra katrorë, të blerë me kredi të përbashkët, asamblisti e ka vlerësuar 100 mijë euro, ndërkohë që tokën prej 50 ari, ai e ka vlerësuar me 50 mijë euro, tokën tjetër prej 40 ari, e ka vlerësuar me 40 mijë euro.

Objektin afarist dhe banesat, të cilat kanë hapësirë prej 1,500.00 metra katrorë, për këtë asamblist nuk kanë vlerë monetare.

Asamblisti i AAK-së, ka deklaruar se posedon dy vetura, njëra është Kombi Iveco me vlerë 4 mijë euro, ndërsa tjetri është Golf 5, e që kap shumën prej 6,500.00 eurove.

Ai gjithashtu ka deklaruar se posedon 33 përqind të aksioneve në kompaninë “V.B.A – Sh.P.K”, e cila ka kapital prej 30 mijë eurove.

Ahmetxhekaj ruan 1 mijë euro në një bankë, ndërsa posedon edhe 13 mijë euro të tjera të përbashkëta në një bankë tjetër.

Asamblisti tutje ka deklaruar edhe një kredi prej 10 mijë euro, që i duhet ta kthej brenda tri viteve.

Nga mëditja në Kuvendin Komunal, Ahmetxhekaj fiton 208 euro, ndërkohë që nga Telekomi në Pejë merr 360 euro.

Ai tutje ka shtuar se herë pas here, prindërit i ndihmojnë me rreth 5 mijë euro në vit nga pensioni i tyre, si dhe vëllezërit e tij nga 300 euro në muaj.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së Shkelzen Ahmetxhekaj.