Agim Aliu. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Aliu deklaron 57 mijë euro para të gatshme

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit se posdedon 55 ari tokë, e cila kap vlerën e 200 mijë euro.

Aliu ka deklaruar e posedon edhe 20 ari të tjerë tokë, të cilat i ka vlerësuar 80 mijë euro.

Poashtu edhe në tokë tjetër me 20 ari hapësirë të cilën e ka vlerësuar 30 mijë euro.

Vetëm toka, Aliu ka deklaruar pasuri 295 mijë euro.

Sipas deklaruesit në agjencinë kundër korrupsion, pasuria e paluajtshme e kryetarit është e trashëguar.

Aliu, poashtu ka deklaruar se posedon shtëpi banimi me 195 metra katror në vlerë 50 mijë euro si dhe 70 ari tokë – mal, të përbashkët, me vlerë 30 mijë euro.

Paratë e gatshme të kryetarit të Ferizajt janë rritur në raport me vitin e kaluar.

Në deklarimin e pasurisë në vitin 2020, Aliu kishte 26 mijë e 316 euro të kursyera në një bankë si dhe 17 mijë e 850 euro në një bankë tjetër.

Një vit pas është rritur shuma e para të gatshme në institucionet financiare. Aliu ka deklaruar se në një bankë ka 39 mijë e 406 euro dhe 17 mijë e 800 euro në një bankë tjetër.

Për një vit Aliu ka shtuar 13 mijë e 90 euro në bankë.

Gjithashtu tek të hyrat tjera,  Aliu ka deklaruar se ka marrë 23 mijë euro nga shitja e një trualli me sipërfaqe 1 mijë e 684 metra katror dhe 1 mijë deri në 1 mijë e 500 nga bujqësia e perim kultura.

Kryetari i Ferizajt nga të hyrat vjetore si kryetar komune merr 15 mijë e 660 euro, dhe 500 euro nga mëditjet.

Aliu ka një veturë Golf V në vlerë 4 mijë e 500 euro të blerë në vitin 2015, në po të njëjtin vit ai ka deklaruar se ka blerë vetën tjetër C3 në vlerë 1 mijë e 500 euro.

Kryetari i Ferizajt ka mbi 44 mijë euro të kursyera