Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Pasuria e Bedri Hamzës, deklaroi në pronësi të tij dy banesa dhe një shtëpi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza (PDK) ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Hamza ka deklaruar se posedon dy banesa në emër të tij, njëra 98 metra katror në vlerë prej 46 mijë euro dhe tjetra me 120 metra katrorë, me vlerë 70 mijë euro.

Një banesë tjetër 60 metra katror në emër të tij dhe gruas me vlerë 39 mijë euro. Hamza ka deklaruar në pronësi të tij  edhe një shtëpi me vlerë prej 25 mijë eurosh.

Kryetari i Mitrovicës ka deklaruar dy vetura dhe rreth 3 mijë euro kursime në institucione financiare.

Hamza ka deklaruar edhe kreditë që ka për blerje të veturës, blerje të banesës dhe renovimin e shtëpisë, mbi 40 mijë euro.

I pari i Mitrovicës së Jugut ka deklaruar 28 mijë euro të ardhura vjetore ng tre burime të të ardhurash.