Agim Bahtiri. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Agim Bahtiri thotë se vetura “Maybach” është e djalit por e shfrytëzon ai

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka deklaruar pasurinë  në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Bahtiri ka deklaruar se ka në pronësi të përbashkët katër shtëpi, tre të trashëguara nga prindërit dhe një të blerë më kredi në vlerë prej 860 mijë euro.

Sipas deklarimit, Agim Bahtiri ka trashëguar nga prindërit edhe dy toka bujqësore, njëra në vlerë prej 6 milionë e 200 mijë euro.

Bahtiri ka njoftuar se në fillim të vitit 2021, djali i tij ka sjellë në Kosovë një veturë të tipit, Mercedes-Benz “Maybach” që është në pronësi të djalit por që aktualisht po e shfrytëzon ai. Ndërsa nuk ka deklaruar se ka në pronësi veturë personale.

Para të gatshme, Bahtiri ka deklaruar se ka 9 mijë e 500 euro ndërsa në cilësin e Kryetarit të Mitrovicës, të hyra vjetore ka rreth 17 mijë euro.