
Bashkim Lajçi, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal në Pejë Foto: Facebook
Pasuria e asambleistiti të VV-së në Pejë
Bashkim Lajçi është asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal në Pejë.
Përveç kësaj pozite, ai ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion edhe pozitën e tij si bashkëpunëtorë i lartë shkencor, në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Asamblisti i VV-së ka thënë se posedon një banesë të përbashkët në vlerë prej 44,800.00 eurove, e cila ka 56 metra katrorë.
Ndërkohë që shtëpia të cilën e ka trashëguar nga prindi i tij, ka një sipërfaqe prej 100 metrash katrorë, mirëpo nuk është përmendur vlera monetare e saj.
Lajçi tutje ka deklaruar se posedon një veturë e cila kushton shtatë mijë euro.
Sa i përket të hyrave vjetore, Lajçi ka deklaruar se nga paga në Institutin Albanologjik, ai merr 13,858.00 euro.
Ndërkohë që nga mëditja si asamblist fiton gjithsej dy mijë e 400 euro në vit.
Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së asamblistit Bashkim Lajçi.