Tentim vrasje në Dragash

Detaje nga rasti në Dragash, i dyshuari tentoi të vrasë ish vjehrrin e tij

Një person në Dragash është arrestuar nën dyshimin se ka tentuar që të vrasë ish vjehrrin e tij në mesditën e sotme.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, personi i arrestuar në këtë rast është O. M., 31 – vjeçar.

Gashi ka thënë se e gjithë ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje që i dyshuari dhe viktima kishin rreth divorcit mes vajzës së viktimës dhe të arrestuarit.

“Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka gjuajtur me armë zjarri dhe ka plagosur viktimën  K. Q., ish vjehrrin i tij nga Dragashi pas një mosmarrëveshje rreth procesit të divorcit në mes vajzës së tij dhe të dyshuarit”- tha Gashi.

Tutje ai tha se rasti ka ndodhur jashtë objektit të gjykatës dhe se viktimës i është ofruar ndihma mjekësore në Qendrën Mjekësore Familjare në Dragash dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren për tretman mjekësor.

Gashi po ashtu tha se hetuesit arritën që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e cila dyshohet se është përdorur në ketë rast.

Tentim vrasje në Dragash – FOTO