Kuvendi Komunal i Pejes, Pej. 04 Qershor 2015. Photo:Atdhe Mulla.

Borxhet e asambleistes së LDK-së

Asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, Mikete Hajdari ka deklaruar në Agjencionin Kundër Korrupsion se mban edhe dy pozita të tjera pune.

Ajo ka thënë se është pronare e çerdhes “Shtëpia e Diellit” në Pejë dhe se është bashkëpunëtore profesionale e organizatës joqeveritare “Qendra për Jetë të Pavarur” në Vitomericë të Pejës.

Hajdari ka deklaruar se posedon në pronësi dy banesa, njëra me hapësirë prej 38 metra katror e që ka vlerën prej 30 mijë eurove, ndërsa tjetra me 94 metra katror e që ka vlerën prej 32 mijë eurove.

Çerdhja e saj ka hapësirë prej 550 metra katror dhe ka vlerën prej 450 mijë eurove, ndërkohë që asamblistja e LDK-së ka deklaruar edhe shtëpinë e prindit me hapësire prej 300 metra katror dhe që ka vlerën prej 320 mijë eurove, si dhe një lokal me hapësirë prej 17 metra katror, e që ka vlerën prej 140 mijë eurove.

Veturën e vlerë në vitin 2015, Hajdari ka deklaruar se ka vlerë prej 4 mijë e 500 eurove.

Asamblistja e LDK-së, i ka borxh 75 mijë euro, të cilat sipas saj, duhet t’i kthejë për shtatë vite, ndërsa në bankë ka deklaruar se është duke ruajtur 3 mijë euro.

Të hyrat vjetore nga çerdhja e asamblistes, sipas saj janë 7 mijë e 200 euro, ndërsa paga që merr nga organizata joqeveritare është 3 mijë euro.

Mëditjet si asambliste, Hajdari merr 2 mijë e 436 euro në vit, ndërsa mëditjet nga komisionet në Kuvendin Komunal merr 600 euro.

Këtu mund ta gjeni deklarimin e pasurisë së asamblistes Mikete Hajdari.