Rahoveci në Debat Pernime

Kandidatët për kryetar të Rahovecit në zgjedhjet e 22 tetorit janë përballur në Debat Pernime të moderuar nga Jeta Xharra.

Në këtë debat kandidatët, Besim Hoti (NISMA), Ibrahim Kyeziu (LDK), Idriz Vehapi (PDK), Smajl Latifi (AAK) dhe Visar Korenica (VV) folën për programet e tyre për këtë komunë gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar në rast se votohen për kryetar të komunës më 22 tetor.

Pjesë e debatit do të jenë edhe deklaratat e familjarëve  të kandidatëve.