Mimoza Kusari- Lila në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

Mimoza Kusari Pret Nënkryetar nga Vetëvendosje

Mimoza Kusari- Lila, kandidate e partisë Alternativa për Komunën e Gjakovës shpalosi emrat me të cilët synon të qeverisë nëse merr edhe një mandat pas 19 nëntorit.

Kusari –Lila, në Debat Pernime tha se po pret që nënkryetari i Komunës në rast fitoreje t’i takojë Lëvizjes Vetëvendosje me të cilën ka koalicion.

Ajo po ashtu përmendi dy drejtori nga mandati aktual që sipas saj do të qëndrojnë të njëjtat edhe në një mandat tjetër.

“Kaltrina Biblika-Leka do të vazhdojë të mbajë postin e drejtoreshës për Shërbime Publike, në Drejtorinë e Inspektoratit është Hana Zeka, edhe ajo do të vazhdojë”, tha Kusari –Lila.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka fituar 39.9 për qind të votave, e Mimoza Kusari-Lila e Alternativës 32.1 për qind.