Mimoza Kusari- Lila në Debat Pernime - Foto: KALLXO.com

Mimoza Kusari Ndihet më e Fuqishme në Koalicioni me AKR-në

Kandidatja nga partia Alternativa për kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari- Lil konsideron se koalicioni i saj me Aleancën Kosova e Re do ta bëjë atë më të fuqishme për nga përkrahja e nivelit qendror.

Duke diskutuar çështjen e Aeroportit të Gjakovës, Kusari-Lila ia kujtoi kundërkandidatit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini se kanë pak ministri në Qeverinë qendrore.

“Nëse vi në pushtet në nivelin lokal tash besoj se jam më e fortë se z. Gjini  sepse kemi koalicion me AKR-në që i ka 4 ministri e jo dy sa i ka AAK”, tha Kusari-Lila.

Ajo megjithatë nuk dha datë të saktë për funksionalizimin e Aeroportit.

Mimoza Kusari- Lila ka qenë nënkryetare e AKR-së deri pak para zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit 2017.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve, të mbajtur më 22 tetor, kandidati i AAK-së, Ardian Gjini ka fituar 39.9 për qind të votave, e Mimoza Kusari-Lila e Alternativës 32.1 për qind.