Vendi nga ku është larguar përmendorja në Gjilan.

Kurteshi: Statuja Është Dashur të Shkatërrohet, jo të Përdoret për Zgjedhje

Sami Kurteshi, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për Gjilanin komentoi lidhur me vendimin  e fundit të komunës për zhvendosjen e një statuje që ka qenë në qendër të Gjilanit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Ai është pajtuar me kundërkandidatin e tij, Lutfi Haziri se statuja ka një simbolikë të urrejtes mirëpo ai tha se Haziri e ka përdorur atë për fushatë.

“Kjo statujë është mbulesë e masakrës së Gjilanit dhe është dashtë të hiqet shumë ma herët. Kjo statujë është dashtë të shkatërrohet por jo gjatë zgjedhjeve lokale të luhet me ndjenja të qytetarvem sepse të rinjtë nuk e dijnë, i duket vepër arti”, tha Kurteshi.

Në zgjedhjet e 22 tetorit, Haziri dhe Kurteshi morën më së shumti vota nga kandidatët që ishin në garë për të parin e Gjilanit.

Haziri i LDK-së ka fituar në rrethin e parë 43,51 për qind të votave, ndërsa Kurteshi i VV-së 27.78 për qind.

Votimet për balotazhin do të zhvillohen të dielën e ardhshme, më 19 nëntor

Debatin mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm: