Shpend Ahmeti viziton fermerët e mbështetur nga Komuna e Prishtinës - Foto: VV

Ahmeti: 1.5 Milion Euro në Vit për Bujqit e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës dhe kandidat për t’u rizgjedhur, Shpend Ahmeti, ka vizituar sot disa nga serat, ku sipas një komunikate të Vetëvendosjes, shihet rezultati konkret i ndihmës së Komunës ndaj bujqve, me qëllim që të rritet sa më shumë prodhimi dhe cilësia e prodhimeve tona.

“Para një viti e gjysmë kemi nënshkruar kontratë me qeverinë austriake dhe agjension zhvillimore austriak ADA, për grante për bujqësi. Ne përveç 500 mijë eurove për subvencione, japim edhe 500 mijë euro tjera për grante, si dhe qeveria austriake do t’i japë edhe 500 mijë euro shtesë. Me këta hapa konkret, kemi arritur që ta rrisim ndihmën financiare për bujqit tanë, në 1 milionë e 500 mijë euro në vit”, citohet të ketë thënë Ahmeti.

Vetëvendosje kujton se gjatë 4 viteve të kaluara e kanë krijuar Drejtorinë e Bujqësisë, “në mënyrë që të mund t’u ndihmojmë sa më shumë bujqve të Prishtinës, përmes subvencioneve dhe granteve”.

Sipas komunikatës, 90 për qind e sipërfaqes së komunës së Prishtinës është zonë rurale.