Arban Abrashi nënshkruan Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Koalicionin e OJQ-ve KOMF - Foto: LDK

Abrashi Nënshkruan Deklaratë për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi, e ka nënshkruar sot Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me Koalicionin e OJQ-ve KOMF.

Në deklaratë, Abrashi zotohet për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në pushtetin lokal pas zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Unë zotohem se do t’i shtyjë përpara të gjitha pikat e Deklaratës për Fëmijët që e kam nënshkruar sot. Shumica prej këtyre pikave janë pjesë e programit tonë për qeverisjen e Komunës së Prishtinës”, ka thënë Abrashi.

Abrashi ka shprehur konsideratat më të larta për Koalicionin e OJQ-ve KOMF në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve.

Ai është zotuar se Komuna e Prishtinë do të jetë një derë e hapur për shoqërinë civile dhe do të përkrahen financiarisht projektet e tyre në interes të qytetarëve, thuhet në një komunikatë të LDK-së.