Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Arban Abrashin e propozuan për kryetar, por ai e refuzoi

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po mban kuvendin për të zgjedhur kryetarin e saj të ri.

Kandidatët në garë për pasues të Isa Mustafës janë Lumir Abdixhiku, Besian Mustafa dhe Lutfi Haziri.

Nga kjo garë u tërhoq pak minuta para fillimit të kuvendit Anton Quni.

KALLXO.com merr vesh se është propozuar për kryetar edhe Arban Abrashi, mirëpo ky i fundit nuk ka pranuar të jetë pjesë e garës dhe e ka refuzuar propozimin.

Aktualisht, kuvendi zgjedhor është në pauzë, një orë pasi filloi.

Pas pauzës, pritet që delegatët të votojnë për kreun e LDK-së pasi kandidatët të prezantojnë programin e tyre.