Pezullohet përsëri Izedin Bytyqi, sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës (DOKUMENT)

Ka vazhduar “loja e pingpongut” me sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës, Ized Bytiçin.

Ai është pezulluar sot nga puna me vendim të ministrit, Arban Abrashi dhe ndaj tij është ngritur procedurë disiplinore për siç thuhet në vendim, shkelje të rëndë disiplinore.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se sekretari Izedin Bytyçi nuk e ka zbatuar ligjet dhe kushtetutën e vendit, pasi që sipas MI-së, Bytyçi nuk e ka zbatuar vendimin gjyqësor për mos kthimin në punë të Nexhat Krasniqit në Ministrinë e Infrastrukturës.

“Bytyçi, gjatë muajit shkurt ka kthyer në punë si Udhëheqës të Departamentit të Prokurimit në MI, Nexhat Krasniqin, duke vepruar në kundërshtim me aktvendimin e plotfuqishëm të Gjykatës Supreme të Kosovës. Përmes këtij veprimi, Bytyçi bie ndesh edhe me zbatimin e parimit të ligjshmërisë dhe zbatimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

KALLXO.com ka siguruar vendimin e pezullimit të Izedin Bytyçit nga pozita e sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Shkarkohet sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës

Sekretari i ri i MI-së vendimin e parë e mori për ish-shefin e prokurimit, Nexhat Krasniqi