Makolli: Duhet të hapen katedra, nuk kemi nevojë për të gjitha universitetet publike

Kandidati për deputet nga radhët e NISMA-s, Vesel Makolli, ka thënë se moskakreditimi i Univeristeteve Pulike dhe Kolegjeve Private është paralajmërim i vendosjes së një rregulli në arsimin e lartë.

Po ashtu, Makolli ka thënë se duhet të shikohet mirë nëse Kosova ka nevojë për këto universitete për shkak të numrit të popullsisë.

“Disa Universitete Publike janë hapur në kohë fushate, ne duhet të analizojmë situatën nëse ka nevojë Kosova me këtë popullsi të ketë kaq shumë universitetet ndonjë lloj katedre, siç ka pasur në Pejë dhe Ferizaj, dhe në këtë mënyrë mendoj se duhet të analizohet kjo situatë, mosakreditimi i këtyre universiteteve dhe kolegjeve private do të thotë se ka filluar një rregull dhe do të analizohet situate më reale”, ka thënë Makolli.

Përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore që garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë: Shyqiri Bytyqi dhe Besa Luzha nga koalicioni AAK-PSD, Xhavit Rexhaj dhe Faton Peci nga LDK, Yll Rugova dhe Venera Llunji nga Lëvizja Vetëvendosje, Kujtim Gashi e Muzafer Shala nga PDK Vesel Makolli- NISMA dhe Rexho Kojiq e Anesa Çollakoviq, NDS (Nova Demokratska Stranka/Partia e re Demokratike).

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.