FOTO: KALLXO.com

Limaj flet punësimin e kunatës në Ministrinë e Diasporës

Kandidati për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur rreth punësimit të kunatës së tij në ministrinë e Diasporës.

Ai ka arsyetuar punësimin e saj duke thënë se, konkursi është respektuar.

“Jemi njerëz të lirë të këtij vendi, konkurset janë publike, ajo kunata mos me pas pasur motër gruan ish dashtë dikund me u punësu. Mendoj që ju duhet të kqyrni a është respektuar ligji, a është respektuar konkursi a e ka profesionin a din me bë punën”, ka thënë Fatmir Limaj në Debat Pernime.

Ai ka folur për potencialin dhe përfshirjen e diasporës në programin për investime bë Kosovë.

“Asnjëherë nuk e kemi pasur diasporën si potencial e investu në Kosovë por e kemi pa ndryshe. Qasja jonë është ekonomike, po e ftojmë me na ndihmuar”, tha ai.

Limaj ka shmangur pyetjet rreth punësimeve të partisë së Nismës Socialdemokrate në institucione publike.

Liza Gashi, nga paneli i ekspertëve që bëjnë pyetje për kanidatat për kryeministër dhe ekit të tyre, i tha Limajt se, partia e tij i ka punuar 10 persona brenda 48 orëve.

“Nuk është mirë me përdorë temën e diasporës e me fol për punësime”, ishte përgjigja e Fatmir Limajt.

Në fillim të këtij viti KALLXO.com ka raportuar për punësimin e kunatës së Fatmir Limajt në ministrinë e Diasporës.

Kunata e Fatmir Limajt punësohet në Ministrinë e Diasporës

 

Cikli i DebatPernime i moderuar nga Jeta Xharra do të mbahen për dhjetë ditë rresht sa do të zgjasë zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë, të cilat do të mbahen më 6 tetor.

Kandidatët për kryeministër si dhe kandidatët për deputetë nga partitë, të cilat janë në garë do të ballafaqohen para Jeta Xharrës ku edhe do të shpalosen programet e tyre qeverisëse.

Të ftuar në debat janë:  Fatmir Limaj– NISMA, Skender Reçica – NISMA, Bekim Brestovci – NISMA, Valdete Bajrami – NISMA, Arbëreshë Krasniqi – NISMA, Agim Çaka – NISMA, Albulena Balaj Halimaj – NISMA, Vesel Krasniqi – NISMA, Aferdita Gjonbalaj – NISMA, Fehmi Hysenaj – NISMA si dhe Fatmir Matoshi – AKR.

Debat Pernime do të fillojë çdo ditë nga ora 20:30 në Televizionin 21 dhe live në Facebook të KALLXO.com.

www.kallxo.com