Pamje nga

Vushtrria nisi aktivitetin 'Ditët e Diasporës'

Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Vushtrrisë  ka organizuar aktivitete të cilat do të mbahen në kuadër të Ditëve të Diasporës.

Komuna e Vushtrrisë ka njoftuar se në kuadër të ditëve të diasporës  në Kalanë e qytetit do të mbahen aktivitete si orë letrare, film, ekspozitë dhe muzikë rock.

Ndërsa në sheshin e Vushtrrisë do të mbahen gara në Streetball dhe në PingPog.

‘’Ditët e Diasporës’’ në Komunën e Vushtrrisë kanë filluar të zhvillohen sot dhe do të vazhdojnë deri më 29 korrik.

Në bazë të agjendës së publikuar nga Komuna këto aktivitete do të përmbyllen  me një program me valle në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës.

Agjenda:

Ekspozitë – 23 korrik, ora 17:00, në Kala.

Streetball – 23 korrik, ora 18:00, në Shesh.

Film – 24 korrik, ora 20:00, në Kala.

PingPong – 25 korrik, ora 20:00, në Shesh.

Orë letrare – 26 korrik, ora 19:00, në Kala.

Muzikë Rock – 27 korrik, ora 20:00 në Kala.

Valle – 29 korrik, ora 10:00, në Bajgorë.