Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Policia hap rast ndaj Sami Kurteshit, dyshohet për sulm

Policia e Kosovës ka hapur rast për sulm ndaj anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sami Kurteshi.

Lajmin për KALLXO.com e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes dhe me rekomandimin e Prokurorit të Shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, thuhet në përgjigje.

Sami Kurteshi është anëtarë i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në mbledhjen e së hënës, Kurteshi kishte kërkuar nga anëtarët e KQZ-së të vendosin maskën si masë mbrojtëse anti-COVID ose të dilnin jashtë.

Kurteshi – pjesëmarrësve në mbledhjen e KQZ: Vendosni maskat ose dilni jashtë