Hoti: Nuk do të Dërgojmë Probleme në BE

Dy ditë pasi u publikua strategjia për zgjerim e BE-së, shefi i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti tha se ky subjekt e merr seriozisht këtë strategji.

“Në strategjinë e re për zgjerim të BE-së, është pozitiv fakti që Kosova është trajtuar si shtet ne mesin e gjashte vendeve të Ballkanit Perëndimor. Por, Kosova është vendi i vetëm që nuk e ka të qartë afatin kohor të integrimit”, shkroi Hoti në facebook.

Hoti më tutje tha se nuk duam të dërgojmë probleme në BE.

“Është e qartë se na mbetet neve si institucione të Kosovës të ndërmarrim hapat e nevojshëm për të dëshmuar se Kosova është partner kredibil për integrim ne BE, se nuk do te dërgojmë probleme ne BE, por do te kontribuojmë diversitetit të vlerave të BE-së”, vijoi Hoti postimin e tij.

Ai është zotuar se LDK do të përkrahë të gjitha reformat e rrugës europiane të Kosovës.

“Të gjitha reformat qe lidhen me agjendën e integrimeve evropiane ne do t’i përkrahim. Ne se shpejti në qeverinë europiane të Kosovës do të marrim vetë përsipër këto reforma”, shkroi Hoti.