Zyrtare: Gjilani transferon Yll Hoxhën

Skuadra e Gjilanit gjatë ditës së sotme ka prezantuar transferin e ri.

Yll Hoxha është lojtari i ri i skuadrës së Gjilanit që drejtohet nga Ismet Munishi.

Hoxha ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gjilanit me mundësi vazhdimi.

32 vjeçari në katër vitet e fundit ishte pjesë e Feronikelit.

“𝘚𝘱𝘰𝘳𝘵 𝘊𝘭𝘶𝘣 𝘎𝘫𝘪𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘬𝘰𝘮𝘶𝘯𝘪𝘬𝘰𝘯 𝘢𝘯𝘨𝘢𝘻𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘧𝘶𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴𝘵𝘪𝘵 𝘠𝘭𝘭 𝘏𝘰𝘹𝘩𝘢.𝘒𝘭𝘶𝘣𝘪 𝘬𝘢 𝘨𝘫𝘦𝘵𝘶𝘳 𝘢𝘬𝘰𝘳𝘥𝘪𝘯 𝘮𝘦 𝘧𝘶𝘵𝘣𝘰𝘭𝘭𝘪𝘴𝘵𝘪𝘯 𝘱ë𝘳 𝘢𝘯𝘨𝘢𝘻𝘩𝘪𝘮𝘪𝘯 𝘦 𝘵𝘪𝘫 𝘮𝘦 𝘧𝘢𝘯𝘦𝘭𝘭ë𝘯 𝘬𝘶𝘲 & 𝘣𝘢𝘳𝘥𝘩ë 𝘱ë𝘳 𝘥𝘺 𝘦𝘥𝘪𝘤𝘪𝘰𝘯𝘦𝘵 𝘦 𝘳𝘢𝘥𝘩ë𝘴 𝘮𝘦 𝘮𝘶𝘯𝘥ë𝘴𝘪 𝘷𝘢𝘻𝘩𝘥𝘪𝘮𝘪. 𝘏𝘰𝘹𝘩𝘢 𝘭𝘶𝘢𝘯 𝘯ë 𝘱𝘰𝘻𝘪𝘵ë𝘯 𝘦 𝘢𝘯ë𝘴𝘰𝘳𝘪𝘵 𝘵ë 𝘮𝘢𝘫𝘵ë, 𝘯𝘥ë𝘳𝘴𝘢 𝘵𝘦 𝘎𝘫𝘪𝘭𝘢𝘯𝘪 𝘷𝘫𝘦𝘯 𝘯𝘨𝘢 𝘳𝘢𝘥𝘩ë𝘵 𝘦 𝘒𝘍 𝘍𝘦𝘳𝘰𝘯𝘪𝘬𝘦𝘭𝘪𝘵”, thuhet në njoftimin e Gjilanit.

Kujtojmë që të hënën Gjilani e transferoi mesfushorin Albert Dabiqaj.