SC Gjilani ndryshon udhëheqësinë, ky është presidenti i ri i klubit

Klubi i futbollit nga Gjilani, “SC Gjilani” ka ndryshuar udhëheqësinë e duke kaluar në duart e grupit të aksionarëve të rinj me përfaqësues Afrim Veliun.

Klubi ka njoftuar se Veliu do të do të bartë edhe postin e presidentit.

Aksionarët e tjerë të klubit, Fatlum Pireva, Qëndrim Demiri, Valmir Emini dhe Shaban Bajrami do të jenë pjesë e bordit të klubit.

“Klubi ka qenë në proces të ndërrimit të pronësisë dhe pritjes së investitorëve strategjik për të përmirësuar rritjen e ardhshme të klubit, me qëllimin e vetëm për të përfituar nga mundësitë si në fushën e blertë ashtu edhe në anën komerciale” – ka shkruar SC Gjilani në Facebook.

Bordi i ardhshëm i klubit, sipas klubit do të bëjë një vlerësim të disa nismave për ta forcuar klubin, duke përfshirë zhvillimin e infrastrukturës, rritjen e akademisë së klubit, ndërtimin e një strukture kompetitive për ekipin e parë dhe afrimin edhe më të madh të tifozëve me klubin.