Zyrtare: Yll Hoxha largohet nga Feronikeli

Mbrojtësi i krahut të majtë, Yll Hoxha, është larguar nga skuadra e Feronikelit.

Hoxha ishte pjesë e klubit për katër vite nga viti 2017 deri në përfundimin e sezonit 2020/2021.

33 vjeçari i ka bërë 170 paraqitje për skuadrën nga Drenasi duke qenë lider i skuadrës së Feronikelit.

“Faleminderit Yll Hoxha!Yll Hoxha ka përfunduar avanturën e tij me FC Feronikelin. Mbrojtësi i majtë që erdhi në skuadër në afatin kalimtar të janarit, të vitit 2017, djerësiti plot 170 herë fanellën e Feronikelit. I transferuar nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, konkretisht nga Vllaznia, Hoxha fitoi gjithçka që mund të fitohet në Kosovë me FC Feronikelin, duke u mbajtur mend për golin e tij në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/19, gol që shpalli Niklin kampion të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Feronikelit.

Yll Hoxha ka thënë se ishte kënaqësi për të që e ka veshur fanellën e Feronikelit.

“Ishte kënaqësi të mbaj veshur fanellën e Feronikelit për këto katër vitet e fundit, klub për të cilin do të kem respekt gjithmonë. Dua të i falënderoj të gjithë te Feronikeli, bashkëlojtarët, trajnerët, stafin, e po ashtu edhe Tigrat e Zi, të cilët kanë qëndruar gjithmonë me ne, sezon pas sezoni. Falënderim të veçantë kam për presidentin e klubit, Naser Ramaj, që më mundësoi të jem pjesë dhe të fitoj trofe me këtë klub fantastik”, ka deklaruar Yll Hoxha.