Skitari Albin Tahiri zë vendin e 45-të në garën kualifikuese të sllallomit të madh

Skitari Albin Tahiri ka zën vendin e 45-të nga 133 garues në garën kualifikuese të sllallomit të madh ne kampionatin botëror “Cortina d’Ampezzo”.

Tahiri është rënditur në vendin e 45-të në garën kualifikuese të disiplinës së sllallomit të madh në kampionatin botëror, që po mbahet në “Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Tahiri ka përfunduar të dyja lëshimet me kohë 2 minuta, 22 sekonda dhe 21 të qindtat, +11.39 nga vendi i parë.

Ai u kualifikua për garën kryesore të sllallomit të madh, që mbahet nesër. Albini do ta ketë numrin 92.

Krahas kësaj, Tahiri fitoi 120 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022. Rezultati i sotëm ishte i treti nga pesë sosh sa i duhen për ta fituar normën olimpike në sllallom të madh.

Garën e sotme nuk arriti ta përfundojë Arbi Pupovci, i cili gaboi në lëshimin e parë.