Albin Tahiri shënon rezultat të jashtëzakonshëm, radhitet në pozitën e 15-të

Albin Tahiri ka shënuar rezultat të jashtëzakonshëm në garën e mbajtur në disiplinën e kombinimit alpin që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.

Ai është renditur në pozitën e 15-të nga 27 garues sa morën pjesë.

Kjo është pozita më e mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.

Garat për Albin Tahirin nuk ka përfunduar. Albini do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.