Foto: KOK/13.02.2022

Skitari nga Kosova radhitet në top 30-she në Lojërat Dimërore në Pekin

Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se skitari nga Kosova, Albin Tahiri është radhitur në mesin e 30 më të mirëve nga 89 garues në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Tahiri u radhit në mesin e 30-të më të mirëve në disiplinën e sllallomit të madh.

“Skitari ynë arriti një tjetër synim të tij për të hyrë në 30 më të mirët në LOD Pekini 2022, pas vendit të 15-të të zënë në kombinim alpin. Ai zuri vendin e 30-të”, thuhet në njoftim të KOK-ut.

KOK po ashtu ka njoftuar se Tahiri në lëshimin e parë ishte i 37-ti dhe shkaku i kushteve të vështira në shteg shumë garues u diskualifikuan, ndërsa të dyja lëshimet i përfunduan 47 garues.

“E urojmë Albinin për paraqitjen dhe ju kujtojmë se ai do të garojë edhe më 16 shkurt 2022, në disiplinën e sllallomit”, thuhet më tej në njoftim.

Vitin e kaluar, skitari Albin Tahiri e ka zënë vendin e 21-të në garën e Tarvisios në disiplinën e super sllallomit të madh duke iu afruar normës olimpike ‘Pekin 2022’.

Skitari Albin Tahiri zë vendin e 21-të në Taravisios të Italisë

.