VIDEO - Skiatori Albin Tahri flet pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka biseduar me skiatorin Albin Tahiri në lidhje me suksesin e tij në këto gara.

“Unë jam shumë krenar për rezultatin më të mirë për Kosovën, është diçka e pabesueshme. Unë nuk e kam imagjinuar asnjëherë që do të renditëm në pozitën e 15-të”, është shprehur Tahiri.

Ai thotë se kishte qëllim që të hynte në top 30-tëshen por që sot ka arritur më shumë.

“Pjesa e vështirë sot ishte lëshimi sepse kjo disiplinë është shumë e vështirë, sot nuk bëra shumë gabime prandaj e arrita këtë rezultat”, thotë skitari Tahiri.

Ai ka folur edhe për pritet e tija për dy garat e ardhshme në disiplinën sllallom dhe sllallom i madh.

“Është e jashtëzakonshme me qenë në top 15-shen, tani nuk ka presion, unë dua ta shijojë sllallomin dhe sllallomin e madh dhe do ta shohim, çka do që do të ndodhë unë tashmë e kam arritur qëllimin” ka thënë Tahiri.

Albin Tahiri shënon rezultat të jashtëzakonshëm, radhitet në pozitën e 15-të