Former Manchester United player Wayne Rooney attends the Europa League final soccer match between Manchester United and Villarreal in Gdansk, Poland, Wednesday May 26, 2021. (Aleksandra Szmigiel, Pool via AP)

Rooney mund të kthehet në Everton

Wayne Rooney u largua nga futbolli aktiv në janar të këtij viti. Por prej momentit të largimit nga futbolli aktiv, Rooney filloi të angazhohej përsëri por në rolin e trajnerit. Ai u prezantua si trajner i ekipit anglez Derby.

Por si duket do të largohet nga aty për të vazhduar karrierën si trajner në një tjetër klub anglez.

Bëhet fjalë për ekipin e Everton që po mendon që Rooney ta zëvendësoj me Rafa Benitezin.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi thesun.co.

Pos Rooney në garë për të marrë drejtimin e Everton janë edhe Ducan Ferguson dhe ish lojtari Frank Lampard.

Por shkarkimin e Benitez e ka kundërshtuar edhe pronari i klubit i cili është shprehur në dy javën e ardhshme do të kompletohet gjithçka rreth ndryshimeve të mundshme në kreun e ekipit.

“Në dy javët e ardhshme, ne do të kemi një skuadër të plotë dhe, ndërkohë, rezultatet do të përmirësohen. Rafa Benitezit i duhet kohë për të lënë gjurmën e tij në skuadër. Ai do të mbështetet për t’i shtuar thellësi skuadrës. Menaxherëve u duhet kohë”, ka thënë pronari i klubit anglez.

Nëse Rooney rikthehet në Everton në pozitën e trajnerit do të bëhet ish lojtari i tretë që merr drejtimin e një klubi anglez. Para tij këtë detyrë e kanë bërë Solskjaer te Manchester United e po e bënë edhe Gerrard te Aston Villa.