Everton i fortë për Chelsean

Ekipi i Chelsea nuk ka arritur që të shënojë fitore ndaj Everton.

Ndeshja u zhvillua në kuadër të javës së 17-të të Ligës Angleze të Futbollit.

Pjesa e parë përfundoi pa gola por me shumë raste nga të dy klubet.

Chelsea arriti që të kalonte në epërsi në minutën e 70-të takimit me golin e Mason Mount.

Por gëzimi nuk zgjati shumë, Everton barazoi vetëm katër minuta më vonë përmes Jarrad Branwaite.

Pas këtij barazimi Chelsea gjendet në pozitën e tretë me 37 pikë, katër pikë larg vendit të parë, ndërsa Everton gjendet në pozitën e 14-të me 19 pikë.