Carlo Ancelotti e nisë me fitore drejtimin e Evertonit (VIDEO)

Everton ka shënuar fitore me rezultat 1-0, ndaj Burnleyt, nën drejtimin e Carlo Ancelottit, i cili u emërua trajner i kësaj skuadra para një jave.

Kjo ndeshje është luajtur në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

Pas dy barazimeve radhazi, Everton ka shënuar fitore, e kjo fitore ka ardh në ndeshjen e parë të Carlo Ancelottit në këtë klub.

Golin e fitores e shënoi Calvert – Lewin, në minutën e 80’.

Pas kësaj fitoreje, Everton pozicionohet në vendin e 13-të me 22 pikë.

PËR TA PARË GOLIN E NDESHJES KLIKONI KËTU.