Everton refuzon ofertën 100 milionëshe të Barcelonës për Richarlsonin

Barcelona dëshiron me çdo kusht që ta gjej zëvendësuesin e Luis Suarezit në merkaton e janarit.

Siç raporton Sky Sport News, Barcelona ka bërë ofertë të vlefshme prej 100 milionë eurove për sulmuesin e Evertonit, Richarlison.

Por, klubi anglez e ka refuzuar ofertën e blaugranëve.

Trajneri i Evertonit, Carlo Ancelotti, e sheh si lojtarin kyç brazilianin Richalrlison, për këtë arsye nuk dëshiron të ndëgjoj për ofertën e spanjollëve.

Barca po ashtu ka shprehur interesim edhe për sulmuesin e Valencias,Rodrigo.

Merakto e janarit përfundon me 31 janar.