Klopp komenton garën për topin e artë, nuk i pëlqen pozita që e mori Salah

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp gjatë një konferencë për media para ndeshjes që Liverpool do ta zhvillojë nesër kundër Everton ka folur edhe për garën e Ballon d’or.

Ai është shprehur i habitur që Salah është renditur në pozitën e 7-të në këtë garë.

“Me qenë i sinqertë, isha i befasuar. Definitivisht, Salah është dashur të ishte më lartë” është shprehur Klopp gjatë konferencës para ndeshjes kundër Everton.

Salah u rëndit në pozitën e 7-të në këtë garë. Ai po ashtu gjatë sezoneve të kaluara ishte radhitur në top 10-të futbollistët me të mirë në botë.

Në vitin 2018, ai doli i gjashti në garë ndërsa një vit më vonë u rëndit në pozitën e 5-të.

Vitin e kaluar ndarja e çmimeve u pamundësua për arsye të Coronavirusit.

Këtë sezon Salah ka arritur që të shënoj 17 gola dhe të dhurojë 8 asiste në vetëm 18 paraqitje për Liverpool.

Këtu mund të shikoni reagimin e Klop kur u pyet nga gazetarët lidhur me pozitën që është gjendur Salah.