Klubi anglez pezullon aksionet me kompanitë ruse

Klubi anglez, Everton ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me tre kompani ruse, pas pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumi goal.com.

Klubi kishte partneritet komercial me kompanitë ruse USM, Megafon dhe Yota, megjithatë, të gjitha këto tani janë ndalur përkohësisht pas situatës së krijuar në Ukrainë.

Një deklaratë e lëshuar nga klubi të mërkurën thoshte që ata janë të tronditur me çfarë po ndodhë në Ukrainë.

“Të gjithë në Everton mbeten të tronditur dhe të pikëlluar nga ngjarjet e tmerrshme që po shpalosen në Ukrainë”.