Prishtina e mposht Feronikelin në shtëpi

Prishtina ka fituar ndaj Feronikelit me rezultat 1-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e shtatë në Superligën e Kosovës.

Gentjan Muça i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 31’ pas asistimit të Enis Gavazajt.

Vendasit e nisën furishëm ndeshjen duke e barazuar rezultatin në minutën e 46’ me Mendurim Hotin.

Golin e fitores për kryeqytetasit e shënoi Endrit Krasniqi në minutën e 85’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë.

Kurse, Feronikeli në vendin e tetë me gjashtë pikë.