(Arkiv) Foto: FC PRISHTINA

Ballkani fiton derbin në Gjilan, Prishtina triumfon në Mitrovicë

Kanë përfunduar tri ndeshjet e fundit të javës së 18-të në Superligën e Kosovës në futboll, të fundit për stinorin vjeshtor.

Ballkani ka fituar kryendeshjen e kësaj fundjave, duke mundur në udhëtim Gjilanin, me rezultat 0-3, në një sfidë të dominuar nga kampionët në fuqi të Kosovës.

Me rezultat identik ka fituar edhe Prishtina e cila në udhëtim mundi Trepçën ’89.

Në anën tjetër Llapi nuk ka mundur të marrë më shumë sesa një barazim përball Malishevës në udhëtim./RTK