(Arkiv) - Foto: kallxo.com

FC Drita zyrtarizon trajnerin e ri

Klubi i futbollit “FC Drita” ka zyrtarizuar Zekirija Ramadanin si kryetrajner të ri të skuadrës.

Njoftimi është bërë në faqen zyrtare të klubit, ndërsa Ramadani ka nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2024-2025, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.

Zyrtarizimi i Ramadanit vjen pasi Drita ditë më parë ndërpreu bashkëpunimin me trajnerin grek Akis Vavalis.

Aktualisht klubi nga Gjilani ndodhet në vendin e tretë të tabelës në Superligën e Kosovës, me 24 pikë të tubuara në 14 ndeshje. Në vendin e parë gjendet Ballkani, ndërsa në të dytin është Llapi.