Alban Veseli

Pensionohet basketbollisti Alban Veseli

Basketbollisti kosovar Alban Veseli ka njoftuar zyrtarisht se është pensionuar nga basketbolli profesionist.

Pas 20 viteve karrierë, 10 titujve të kampionit, Veseli ka thënë se është i përmbushur nga arritja e këtyre sukseseve përgjatë viteve.

“I lumtur dhe tejet i përmbushur që isha bashkëautor në arritjen e këtyre titujve në Basketbollin Kosovar dhe Përfaqësuesen e Kosovës. Andaj, është një vendim jo aq i lehtë për t’u jetësuar sot pas dy dekadash karrierë,por mendoj se ka ardhur koha e duhur për t’u larguar nga loja aktive në parket” – ka shkruar ai në Facebook.

Ai ka falenderuar tifozët për përkrahjen e vazhdueshme ndaj tij, por një falenderim të veçantë e ka pasur edhe për trajnerët e tij.

“Falënderim i veçantë i dedikohet të gjithë atyre që janë përfshirë në karrierën time ndër vite, kemi krijuar kujtime të paharrueshme së bashku dhe kam krijuar miqësi të përjetshme me secilin prej jush, nder me meritoret per keto suksese jane trenerat Fikret Shatri dhe Arben Krasniqi” – ka shkruari ai.

Herën e fundit kur u shpall kampion në Kosovë ishte me klubin e Pejës në sezonin e kaluar, ku Veseli ishte një nga lojtarët kyç të ekipit pejan.