
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
RTK blen 15 mijë euro të drejtat e transmetimit të 10 ndeshjeve të 'KB Peja' në Ligën Ballkanike
07.2.2023 - 08:57
Radiotelevizioni i Kosovës ka blerë të drejtat ekskluzive për transmetimin e 10 ndeshjeve të Klubit Basketbollist, ‘Peja’ që do të luhen në Ligën Ballkanike.
Kjo kontratë e lidhur me KB ‘Peja’ i ka kushtuar RTK-së 15 mijë euro dhe është nënshkruar më 31 janar.
Ajo është publikuar edhe në faqen e-prokurimit.
Sipas kontratës në rast të ndeshjeve play-off të ‘KB Pejës’, RTK do t’i transmetoj falas ato.