Pretendimet për kurdisje, reagon edhe KB Peja
Klubi i Basketbollit Peja përmes një njoftimi janë shprehur të shokuar nga pretedimet e KB Sigal Prishtina për manipulim të ndeshjes me Trepçën, ku theksohet se dy gjyqtarëve të huaj që po gjykonin ndeshjet e plejofit të basketbollit u është ofruar ryshfet për ta manipulim.
KB Peja potencon se situata rëndohet edhe më shumë pasi të njëjtit gjyqtarë kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm finale Peja-Ylli, ku, sipas tyre, ka pas shumë gabime tendencioze në referim.
KB Peja tutje shton se nga kjo rrjedh dyshim që edhe kjo ndeshje të ketë qenë e kurdisur.
“Jemi të shokuar nga skandali i publikuar sot nga KB Prishtina, edhe më shumë rëndohet situata me faktin që të njejtit kanë referuar ndeshjen e tretë gjysëm-finale Peja vs Ylli. Kjo ndeshje është përcjellë me shumë gabime tendencioze në referim, nga edhe rrjedhë dyshimi i bazuar që të njejtit kanë qenë të kurdisur edhe në ndeshjen tone”- thuhet në njoftim.
KB Peja ka kërkuar nga organet përgjegjëse hetim de marrje të masave nga Federata.
“Kërkojmë urgjentisht nga organet kompetente që ky rast të hetohet deri në fund dhe ata që dëshirojnë ta shkatërrojnë basketbollin për interesa shumë të ngushta përsonale të marrin dënimin e merituar. Kërkojmë nga Federata, që të ndërmarrë veprime të menjëhershme ndaj përsonave përgjegjës për delegimin e referëve”- thuhet tutje në njoftim.
Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina përmes një komunikate ka hedhur akuza për manipulim të ndeshjes me Trepçën, e cila u luajt të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Në këtë komunikatë theksohet se dy gjyqtarëve të huaj që po gjykonin ndeshjet e plejofit të basketbollit u është ofruar ryshfet për ta manipuluar ndeshjen.
KB Prishtina këtë gjë e ka konsidetuar si skandalin më të madh të basketbollit në Kosovë, duke potencuar se kanë marr edhe videoincizime.
“Kemi zbuluar dhe pastaj kemi bërë kallëzimin e veprës penale ndaj një personi, i cili shihet duke i futur në veturën e tipit Mercedes dy referët grekë të ndeshjes, Zacharis dhe Vardaris, duke i ofruar ryshfet për manipulimin e ndeshjes mes KB Sigal Prishtina dhe KB Trepça, në favor të mysafirëve. Me të vërtetuar rastin kemi njoftuar drejtuesit e FBK-së, të cilët pasi kanë kuptuar rastin kanë biseduar me referët e lartpërmendur dhe ata e kanë pranuar ngjarjen. Kjo është edhe arsyeja se pse këta referë nuk kanë arbitruar ndeshjen”- thuhet në komunikatë.
Klubi i Basketbollit Sigal Prishtina pretendon për kurdisje të lojës, Trepça e mohon