
Peja – Trepça derbi i javës në superligën e basketbollit
22.1.2023 - 09:33
Peja – Trepça do të jetë derbi i javës së 19-të në Princ Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.
‘Shqiponjat’ presin ‘Torcidat’ në palestrën ‘Karagaq’ me fillim nga ora 17:00.
Aktualisht Peja ndodhet në vendin e tretë të renditjes, ndërsa Trepça në vendin e katërt.
Një tjetër duel interesant është edhe ai ndërmjet Yllit të vendit të parë kundër Vëllaznimit të vendit të shtatë në tabelë. Ndeshja fillon në ora 19:00 në Suharekë.
Mbrëmë Sigal Prishtina si vendas mposhti Bashkimin me rezultat 86-68, ndërsa Ponte Prizreni në udhëtim mposhti Rahovecin me rezultat 63-85.