Messi drejt PSG-së?

Lionel Messi duket se ka gjetë një klub të ri pasi të enjten përfundimisht la Barcelonën.

Paris St-Germain është në bisedime me përfaqësuesit e Lionel Messit për sulmuesin argjentinas që të bashkohet me klubin e Ligue 1, shkruan BBC Sport.

Mediumi britanik shkruan se kampi i Messit kontaktoi me PSG të enjten pasi u bë e qartë se Barcelona nuk ishte në gjendje të respektonte kontratën që kishin rënë dakord.

Ndërsa, bisedat vazhduan edhe gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, që Messi pritet të del në një konferencë për media të dielën.

Të premten, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta tha para mediave se mbajtja e Messit mund ta kishte vënë klubin në rrezik për 50 vjet e ardhshme.