
Ilustrim
Ky pritet të jetë ekipi olimpik i Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore
Pasi që trajneri Pupovci ka reazultuar pozitiv me COVID-19, dhe skitarja Kiana Kryeziu ka qenë rast kontakti, pos Albin Tahirit në ekipin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike pritet të jenë edhe zyrtarët tjerë nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Pos Albin Tahirit në ekipin olimpik bën pjesë shefi i misionit, Bujar Turjaka, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për COVID, Musa Selimi anëtar i bordit të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi nga zyra për media.
“Ekipi olimpik që do të parakalojë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022, përbëhet nga: Albin Tahiri, flamurmbajtës, Bujar Turjaka, shef i misionit, Jeton Beqiri, zyrtar ndërlidhës për Covid 19, Musa Selimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të KOK-ut dhe Kushtrim Krasniqi, përgjegjës për media”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike nis nga ora 13:00 me kohën tonë lokale në Kosovë.