KOK-u e quan historik vendimin e ICMG për organizimin e Lojërave Mesdhetare, ‘Prishtina 2030’
Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), ka votuar pro kandidaturës së Kosores për organizmin e Lojërave Mesdhetare, “Prishtina 2030”.
“55 vota pro, 8 kundër dhe tri vota të pavlefshme ishte bilanci i fitores së madhe të Kosovës, ku delegatët e Komitetit Olimpik të Kosovës”- ka thënë Komiteti Olimpik i Kosovës, përmes një njoftimi.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, nuk kishin të drejtë vote. Gjithashtu, sipas KOK-ut edhe delegatët e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, presidenti Fidel Ylli dhe sekretari i përgjithshëm, Gerti Shima nuk patën të drejtë vote.
Shqipëria do të jetë bashkëorganizatore, pasi sporti i lundrimit do të zhvillohet në bregdetin shqiptar.
Pavarësisht se Kosova ishte kandidatja e vetme, procesi nuk ishte aspak i lehtë, marrë parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë.
“Delegati i së cilës (Sërbisë) kërkonte të hidhej në votim shtyrja e zgjedhjes së vendit mikpritës deri pas Lojërave Olimpike Paris 2024, propozim që sipas drejtuesve të ICMG-së është në kundërshtim me statutin e ICMG-së, pasi një propozim i tillë për ndryshim të rendit të ditës do të duhej të vinte muaj më parë”- thuhet në njoftimin e KOK-ut.
Pas deklarimit të fitores, sipas KOK-ut u nënshkrua edhe kontrata mes drejtuesve të ICMG-së, KOK-ut, Prishtinës dhe ministrive përkatëse.
Në Asamble, të mbajtur në Heraklion të Greqisë, të pranishëm ishin edhe udhëheqësit e shtetit me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Hajrulla Çeku (MKRS), Hekuran Murati (MF), Elbert Krasniqi (MAPL), kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, drejtuesit e KOK-ut, si dhe drejtori i BKT Kosova, Suat Bakkal.
Kryeministri Kurti, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, ai i KOKSH-it, Fidel Ylli, në fjalën e tyre folën për rëndësinë që ka një organizim i tillë për zhvillimin e sportit tonë dhe përfitimet të cilat do t’i fitonte shteti ynë.
Sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, bëri një prezantim se si do të dukeshin këto Lojëra në Kosovë. Ndërsa, sips njoftimit opinion tejet pozitiv dha edhe udhëheqësi i komisionit vlerësues të ICMG-së, të cilët vizituan vendin tonë në muajin korrik 2023.
Reagimet pas votimit të ICMG-së
Vendimi i Asambleja e Përgjithshme e Komitetit Ndërkombëtar të për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Kosovë është përcjellë me reagime të krerëve shtetëror në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani triumf i jashtëzakonshëm votimin e (ICMG), që LM 2023 të mbahen në Kosovë.
“Triumf i jashtëzakonshëm i sportit kosovar! Kosova do të organizojë Lojërat Mesdhetare 2030 duke i hapur dyert për 26 shtete nga tri kontinente dhe afër 5 mijë sportistë”- ka shkruar Osmani në Facebook.
Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur si arritje të jashtëzakonshme organizimin e LM2023 në Kosovë. “Kosova nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Arritje e jashtëzakonshme. Urime të gjithëve”- ka shkruar Kurti në Facebook.
Ndërkaq, kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka thënë se vendimi i ICMG-së është një arritje e madhe për Prishtinën. “Lojërat Mesdhetare – Prishtina 2030 janë arritje e madhe për Prishtinën, fitore e madhe për Kosovën dhe Festival i madh sportiv për mbarë kombin shqiptar”- është shprehur Rama.
Prishtina u bë qyteti i parë jo bregdetar që do të organizojë Lojërat Mesdhetare.