BKT Kosova partner Premium i Komitetit Olimpik të Kosovës

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka nënshkruar kontratë sponsorizimi pë periudhë dy vjeçare me Bankën Kombëtare Tregtare (BKT Kosova). Kontrata u nënshkrua nga Ismet Krasniqi, President i KOK-ut dhe Suat Bakkal, Kryeshef Ekzekutiv dhe Anëtar Bordi në BKT Kosova.

KOK dhe BKT Kosova do të rrugëtojnë së bashku drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, si dhe në të gjitha aktivitetet tjera vendore dhe ndërkombëtare. Marrëveshja e sponsorizimit, e vlefshme deri në fund të vitit 2024, e bënë bankën BKT Kosova sponsorin më të madh të KOK-ut. Përmes këtij partneriteti ne synojmë të japim një kontribut konkret dhe të qëndrueshëm për prosperitetin e sportit në vendin tonë.

Në ceremoninë e organizuar në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, presidenti i KOK-ut, Krasniqi, vlerësoi lartë arritjen e marrëveshjes.

“Me këtë marreveshje e cila vlen për dy vjet, BKT bëhet partner premium i KOK-ut, që ndryshe i bie të jetë partneri ynë kryesor. Bashkë me BKT-në do të rrugetojmë drejt Lojërave Olimpike Paris 2024, në të cilat besojme se do të udhëtojme me numër më të madh të sportistëve, e ku synojmë të kthehemi edhe me medalje tjera Olimpike, krahas tri medaljeve të arta olimpike të fituara nga xhudistet tona: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

Ardhja e BKT-së në familjen Olimpike do të jetë aset i madh, jo vetem per Komitetin Olimpik të Kosovës dhe lëvizjen olimpike në vend, por veçanërisht për sportistët të cilët do të jenë përfituesit më të mëdhenj.

Siç dihet, 22 sportistë elitarë i mbështesim me Bursa Olimpike Paris 2024, kurse 25 sportistë të rinj marrin bursa si Shpresa Olimpike, pa llogaritur këtu edhe mbështetjet tjera që i bëjmë për sportistët me rastin e lëndimeve, trajnerët, por edhe administratorët sportivë.

Në jemi krenarë që si institucioni më i lartë sportiv në vend, po i bashkojmë brendet me bankën lidere në vend, për çka e falënderoj kryeshefin ekzekutiv, Suat Bakkal dhe udhëheqësit tjerë të bankës që kanë zgjedhur ta mbështesin KOK-un dhe sportin në përgjithësi”, tha presidenti Krasniqi.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i BKT-së, z.Suat Bakkal, është shprehur: “BKT Kosova ndër vite ka qenë një nga përkrahësit më të mëdhenj të sportit në Kosovë. Ne kemi mbështetur shumë projekte të cilat kanë ndikiuar pozitivishtë në fushën e  kulturës, sportit e veçanërisht tek të rinjtë dhe fëmijët në përpjekjet e tyre për të arritur gjëra të mëdha.

Ne gjithmonë synojmë të jemi aty për të mbështetur ku ka më shumë nevojë dhe potencial, për të çuar përpara sportin kosovar dhe sportistët që po shkëlqejnë çdo ditë në fushat e tyre, dhe më e rëndësishmja po bëhen ambasadorë të denjë të vendit. Kosova është shtet i ri dhe tashmë ka fituar tri medalje të arta. Suksesi i sportistëve Kosovarë ka bërë jehonë në mbarë botën, dhe sporti tani më, po bëhet eksporti më i madhë i Kosovës, andaj kjo marrëveshje sot na bën ne, BKT Kosovën krenare që jemi pjesë e tregimeve të reja të suksesit në vitet në vijim.

Me këtë partneritet të ri që po nënshkrujm sot, ne po japim një kontribut të mëtutjeshëm në zhvillimin dhe promovimin e sportit dhe sportistëve në nivel më të lartë. Ne besojmë fuqishëm se me këtë sponsorizim për Komitetin Olimpik të Kosovës, përmes atletëve tanë të cilët do të përafqësojnë Kosovën në arenat më të mëdha boterore, do të kemi ndikim pozitive dhe afatëgjatë në forcimin, fuqizimin dhe përmirësimin e imazhit të Kosovës.

Me këtë përkrahje, ne po përkrahim liderët e ardhshëm në sport, dhe meqenëse ne jemi lider në shumë fusha të tregut financiar në vend – liderët gjithmonë mbështesin liderët!”

 Rreth BKT Kosova

BKT Kosova operon në tregun e Kosovës si banka me rritjen më të shpejtë dhe më inovative. Banka ka krijuar mundësi dhe zgjidhje të shumta bankare inovative dhe moderne, si dhe një larmi konkuruese produktesh dhe shërbime bankare. BKT Kosova është e përkushtuar t’i shërbejë të gjitha kategorive të klientëve: Individë, Korporata, NVM dhe Mikro-ndërmarrjeve, ndërsa është e përqendruar fuqimisht në njohjen si një partner bankar global. Për BKT Kosovën, rritje do të thotë të përjetosh ndryshime dhe t’i përshtatesh zhvillimeve të reja në çdo fushë, andaj duke e bërë këtë, banka përkushtohet të rrisë vlerën e saj afatgjate, duke kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Në kuadër të qasjes së saj të qëndrueshmërisë, BKT Kosova fokusohet që në vazhdimësi të vendosë vlerat e saj korporative dhe parimet bazë të qëndrueshmërisë në strategjinë e saj të biznesit.

Për më shumë: www.bkt-ks.com