Muhamet Ramadani FOTO: KOK

Muhamet Ramadani fiton medalje të artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23

Atleti kosovar, Muhamet Ramadani ka rrëmbyer medaljen e artë në Kupën Evropiane të hedhjeve U-23 e cila po mbahet në Leria të Portugalisë.

Ramadani ka arritur të hedhë gjylën në largësi 19.28 metra.

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka bërë të ditur fitoren e atletit nga Kosova.