Ilustrim, Foto: Facebook/Olympics

Para ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike, trajneri Pupovci rezulton pozitiv me COVID-19

Skitari Albin Tahiri do ta bartë i vetëm flamurin e Kosovës në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Pekin 2022”.

Tahiri do të jetë i vetëm për shkak se trajneri i ekipit olimpik, Agim Pupovci, ka rezultuar pozitiv me COVID-19. E pranishme në ceremoninë hapëse nuk do të jetë as skitarja tjetër, Kiana Kryeziu, e cila është konsideruar rast kontakti nga organizatorët.

“Pupovci ka rezultuar pozitiv në njërin nga testet e përditshme për COVID-19 dhe përkundër se është asimptomatik dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë, ai është duke ndjekur rregullat e karantinimit, edhe pse testet e fundit janë negative”, thuhet në njoftimin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Sipas njoftimit, skitarja Kryeziu është duke u stërvitur dhe ka rezultuar negative në testet për COVID-19.