Kur do të luajë Gjilani ndaj Apoelit

Gjilani sot ka shkruar historinë duke e fituar ndeshjen parakualifikuese në Ligën e Europës, ndaj skudarës nga San Marino, Tre Penne me rezultat 3-1.

Skuadra e drejtuar nga Gentian Mezani, në ndeshjen e sotme e ka bërë debutimin në garat ndërkombëtare.

Golat për Gjilanasit i shënuan Darko Nikaç, Fiton Hajdari dhe Ardit Hila.

Nënkampionët e Kosvës në ruandin e parë kualifikues në Ligën e Europës do të luajnë ndaj skuadrës nga Qipro, Apoel Nicosia.

Ndeshja do të luhet më 27 gusht, të enjten e ardhshme në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Pas kësaj fitoreje Gjilani do t’i përfitoj 220 mijë euro nga UEFA.

Gjilani fitoi ndaj Tre Penne Galazzano, kalon në fazën tjetër të Ligës së Evropës