Gjilani fitoi ndaj Tre Penne Galazzano, kalon në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Gjilani ka triumfuar ndaj ekipit nga San Marino, Tre Penne Galazzano me rezultat 3:1.

Ekipi kosovar fitoi raundin e parë të kualifikimeve për garën evropiane të Evropa Ligës.

Nikoqirët fillimisht kaluan në epërsi me Nicola Gait. Por, Gjilani përmbysi krejtësisht shifrat.

Fillimisht Darko Nikac barazoi në 1:1. Kështu edhe përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Gjilani shënoi dy gola të shpejtë brenda 4 minutave. Për 2:1 shënoi Fiton Hajdari. Ndërsa, vulën e fitores së ekipit nga Kosova ia dha Ardit Hila në minutën e 68 për 3:1.